KLD, bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Postuar në 25 Prill, 2014 03:40

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, i shoqëruar nga anëtarët e KGJK-së, priti në një takim të enjten në Kosovë, një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari, Elvis Çefa, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të KLD-së.

Qëllim i vizitës në Kosovë i përfaqësuesve të KLD-së ishte thellimi i bashkëpunimit me institucionet e Kosovës e në veçanti të sistemit gjyqësor, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja vendet.

Gjatë takimit, të dy përfaqësuesit, Peci dhe Çefa, diskutuan lidhur me organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Këshillit, përbërjen dhe mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të KGjK-së.Gjithashtu, në fokusin e bisedime, vend të veçantë zuri edhe tema e mënyrës së vlerësimit të punës së gjyqtarëve dhe promovimi i tyre.

Kryesuesi, i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Peci, i njohu bashkebiseduesit edhe me arritjet e projektet e reja që ka planifikuar KGJK-ja për vitet e ardhshme. “Prioritet për KGjK-në mbetet një sistem i drejtësisë i unifikuar”, theksoi ai.

Ndërsa, Çefa me theks të veçantë foli për rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke shprehur gatishmërinë e mëtejshme të thellimit të këtij bashkëpunimi me qëllim të tejkalimit të sfidave të të dyja shteteve. Në fund të dy përfaqësuesit e Këshillave (KGjK – KLDSH) e vlerësuan lartë takimin dhe shkëmbimin e përvojave, duke e inkurajuar njëri – tjetrin për mbështetjen e vazhdueshme në të ardhmen në fushën e drejtësisë në institucionet ku ata drejtojne. Sipas tyre, një legjislacion i përbashkët do të ishte i preferuar për të dyja shtetet (Kosovë – Shqipëri), me qëllim kombëtar dhe rajonal.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.