Tiranë, policia: Eshtë plagosur vrasësi i pronarit të PUB-it në ish-bllok

Postuar në 26 Prill, 2014 08:06

Policia gjen gjurmë të nje përplasje të ashpër me armë në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, ku mbeti i vrare Ariel Zenga, pronari i një PUB-i të njohur në zonën e ish-bllokut.

Hetuesit kane konfirmuar sot  dyshimet  se në vendngjarje ka mbetur i plagosur autori i kësaj vrasje Agron Goxhaj.
Sipas prokurorisë, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së te premtes, banorët e zonës, kanë njoftuar sallën e policisë, për disa të shtëna armësh në hyrje të „tunelit“ të pallateve, pak metra sipër shkollës  “1 maji”.

Menjëherë sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët e Komisariatit nr. 1, kanë gjetur të mbuluar nga gjaku, viktimën Ariel Zenga, i cili ishte qëlluar me disa plumba në trup.
Në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 10 gëzhoja, të dy pistoletave të ndryshme, çka hedhin dyshime, se mes autorit, viktimës dhe shokëve të këtij të fundit, ka patur shkëmbim zjarri.

Ne vendin e krimit janë gjetur gjurmë gjaku në disa vende të ndryshme, gje qe ben te mendosh, se viktima ka tentuar të largohet edhe pse ishte qëlluar me armë.
Policia deri në orët e para të mëngjesit te te shtunes, ka shoqëruar disa persona, të cilët kanë shpjeguar, se viktima Zenga dhe i dyshuari, si autor i vrasjes Goxhaj, kanë qenë së bashku në një tavoline.

Në debat e sipër mes tyre, ka nisur sherri, që fillimisht ka qene me fyerje, kërcënime e dhunë verbale,dhe që ka përfunduar me shkrepje armësh, duke lene te vrarë një person, citon abcnews. Sipas prokurorisë, dyshohet, se sherri mes tyre kishte nisur që mesditën e së premtes dhe në darkë, ndersa ishin ulur per tu sqaruar, kane perfunduar njeri viktime dhe tjetri i plagosur dhe ne kerkim nga policia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.