Reforma e pensioneve, Veliaj me studentët: Nëse nuk ndërhyjmë sot, ulen përfitimet.

Postuar në 24 Prill, 2014 13:24

Në vazhdën e diskutimit të reformës së pensioneve me të rinjtë, Ministri i MirëqeniesSociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, zhvilloi sot njëbashkëbisedim me studentët e Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, të cilëve u shpjegoi nevojën për një skemë të re dhe disa nga propozimet e qeverisë për reformën.

Duke iu drejtuar studentëve, z. Veliaj nënvizoi faktin sedebate për këtë reformë të rëndësishme duhet bërë pikërisht me të rinjtë, pasi janë ata që do t’i ndjejnë realisht efektet e saj pas disa vitesh. Sipas tij, problemi më madhor i skemës aktuale të pensioneve është se në rast se nuk ndërhyhet sot, me kalimin e viteve përfitimet do të ulen gjithnjë edhe më shumë.

“Skema e sotme ka një pension tavan, çka ka bërë që lidhja mes kontributeve dhe benefiteve të jetë shumë e dobët për tëmos thënë inekzistente. Ky tavan ka bërë që të gjithë pensionet të jenë pothuajse pensione minimale. Në Shqipëri, pensioni mesatar është vetëm 8% më i lartë sesa pensioni minimal.

Si rrjedhojë, për shkak të faktit se skema është dekurajuese dhe se informaliteti është shumë i lartë, numri i kontribuesve është shumë i ulët, çka e ka përkeqësuar shumë raportin mes kontribuesve dhe përfituesve. Këtu e ka burimin edhe defiçiti i lartë i skemës”, nënvizoi ministri Veliaj gjatë bisedës me studentët.

Nga ana tjetër, sipas tij, skema aktuale e pensioneve jep përfitime shumë të ulëta për qytetarët dhe pensioni mesatar është thuajse i barabartë me pensionin minimal, nga ku pjesa dërrmuese e pensionistëve përfitojnë pensionin mesatar. “Defiçiti do vazhdojë të thellohet deri në vitin 2035, e pastaj nis e ulet për arsye se përfitimet do të jenë shumë të ulëta. Prandaj, duhet ta reformojmë tani skemën, që të garantojmë që përfitimet për qytetarët të jenë të denja”, tha z. Veliaj.

Ajo çfarë reforma e re e pensioneve, e cila do të prezantohet publikisht javën e ardhshme, parashikon është: heqja e pensionit tavan, një pension social për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të kontribuojnë, integrimin e skemave urbane e rurale, si dhe skemat profesionale për ata që bëjnë punë të vështira (si minatorët etj).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.