Fier, i papuni i dëshpëruar shkrumboi me zjarr makinën e kreut të komunës.

Një person në gjendje të dehur akuzohet se i vuri flakën mbreme makinës tip Lande Rover, prone e kryetarit të komunës Fratar ne Fier, Astrit Sejdini .
Mbrëmjen e djeshme, pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi autorin e krimit. Sipas policisë se Mallakstrës, kryetari së bashku më disa miq të tij ndodheshin në një lokal te fshatit kohën që mjeti i parkuar u shkrumbua.
Per kete ngjarje policia ndaloi 45 vjecarin Ferdinand Ferzaj, i cili deshmoi se aktin e kishte kryer nga deshperimi per nje vend pune.
Besohet se ai ishte paraqitur shume here prane komunes duke kerkuar pune por problemi i tij kishte mbetur i pazgjidhur.
Add new comment