Itali, pesë shqiptarë arrestohen për dhjetëra grabitje.

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Venecia pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje.
Agjentët e policisë hynë në një apartament në Mestre, që e përdorej si vendstrehim dhe si depozitë për sendet e vjedhura nga shqiptarët nëzona të ndryshme si, Udine, Padova, Venecia dhe Treviso.
Grupi I grabitjeve me të gjithë anëtarët shqiptarë, pa dokumente dhe leje qëndrimi, janë të dyshuar për dhjetëra vjedhje, ku përfshiheshin të gjitha gjërat: celularë, aparate fotografike, tablete, notebook, bizhuteri, para dhe një Audi A5.
Makina I orientoi karabinierët që të zbulojnë edhe bandën e grabitjeve.
Për të pestë shqiptarët e rinj, të moshave nga 19 deri në 24 vjeç, janë ngritur disa akuza dhe ata janë dërguar në qelitë e burgut të Venecias.
Hetimet janë duke u zhvilluar nëse banda me 5 shqiptarë është përgjegjëse për goditje të tjera në këto zona apo jo.
Add new comment