Deputeti Mark Frroku në gjyq: Dritan Lamaj dhunonte biznesmenët, Arbeni e denoncoi.

Postuar në 23 Prill, 2014 04:07

Deputeti Mark Frroku, vëllai i biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore, ku deklaroi përpara trupës gjyqësore, se ditën e vrasjes Arben Frroku ishte në Laç për të parë ndeshjen Tërbuni-Kamza dhe më pas do të nisej drejt Greqisë.

Sipas Mark Frrokut, kryekomisari Lamaj njihej për dhunën që ushtronte ndaj qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë, dhe për këtë arsye vëllai i tij e kishte denoncuar.

Deputeti Frroku pohon se e ka njohur kryekomisarin Lamaj, si shef të komisariatit Numër 6.

Në procesin ndaj biznesmenit pritet të pyeten gjithsej 105 dëshmitarë të kërkuar nga prokuroria dhe dhjetëra të tjerë të kërkuar nga mbrojtja, mes të cilëve kanë qenë edhe bashkëshortja e të ndjerit Dritan Lamaj dhe motra e tij.

Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua me 12 plumba pranë shtëpisë së tij në zonën e “Vasil Shantos”, pak metra larg nga apartamenti ku banonte. Biznesmeni Frroku u arrestua në Selanik të Greqisë 24 orë pas ngjarjes së rëndë dhe vetëm pak muaj më parë u ekstradua drejt Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.