Nis gjyqi në Tiranë, Alban Shkreta pranon vrasjen e 9-vjeçarit në Mamurras.

Postuar në 22 Prill, 2014 11:07

Gjykata e Tiranës, hapi procesin gjyqesor ndaj vëllezërve Shkreta nga Mamurrasi, të akuzuar për vrasjen e 5 qershorit 2012, ku u ekzekutua në prite, fëmija 9 vjeçar, djali i Jetmir Llanit dhe u plagos vëllai i këtij të fundit.
Procesi gjyqësor ndaj Altin dhe Alban Shkretës, është transferuar në Tiranë nga Gjykata e Kurbinit, për shkaqe sigurie, pasi familja Shkreta dhe Llani, tashmë janë në hasmëri.
Në sallën e gjyqit, i pandehuri Alban Shkreta, pranoi autorësine e atentatit.
Ai tha, se nuk e dinte, që brenda në makinë, kishte fëmijë, pasi objektivi, ishte vëllai i Jetmir Llanit, tashmë i arrestuar për vrasjen e Shkretëve.
Avokati u shpreh, se Altin Shkreta, i pandehuri tjetër në këtë proces, nuk ka lidhje me atentatin, pasi nuk ka qenë fare në atë zonë në momentin e vrasjes.
Sipas akuzës, familja Shkreta dhe Llani për motive të dobëta, kanë nisur përplasjen me armë, duke shkaktuar disa viktime nga te dyja familjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.