Vret me thikë një person dhe plagos gruan e vet, ndalohet autori në Vlorë.

Postuar në 23 Prill, 2014 02:22

Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuar” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” për shtetasin    Mario Kajo Bejdollari, vjec 23, lindur në Gramsh dhe banues në lagjen “24 Maj”, Vlorë.Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.04.2014  rreth orës 23:55, ka vrarë me mjete të mprehta në banesën e tij shtetasin A. S., vjec 48, lindur në gramsh dhe banues në Vlorë në lagjen 24 Maji si dhe ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij shtetasen D. S., e cila ndodhej në banesë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë I mundur identifikimi I menjëhershëm dhe arrestimi I autorit tw dyshuar shtetasit Mario Bejdollari.  Nga grupi hetimor I ngritur për këtë ngjarje po punohet për zbardhjen e plotë motiveve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.