Arkiv-Lajme të përditësuara
Shpërthimi i eksplozivit në Tiranë, objektiv banesa e biznesmenit.
Shpërthimi i eksplozivit që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Tiranë ka pasur për objektiv banesën e një biznesmeni konfeksionesh.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Teknologjike, ku një sasi tritoli shpërtheu në katin e dytë të një banese tre katëshe.
Fatmirësisht nuk patipersona të lënduar kjo për shkak se tritoli shpërtheu në ballkonin e ndërtesës duke shkaktuar vetëm dëmemateriale.
Fillimisht ngjarja u raportua nga policia si shpërthim I një bombule gazi për shkak të rrjedhjes por pas verifikimeve të forcave xheniere rezultoi se ishte eksploziv.
Identifikohet emigranti i hedhur nga trageti pranë Durrësit, baba i dy fëmijëve.
Identifikohet personi i hedhur sot nga trageti i linjës Durrës-Bari. Mësohet se emigranti është hedhur në det mëngjesin e së shtunës, kur mjeti lundrues ndodhej rreth 12 milje larg portit të Durrësit.
Udhëtarët që e kanë parë kanë dhënë alarmin, ndërsa trageti “Bridge”, i nisur mesnatën e kaluar nga porti i Barit, ka ndërprerë lundrimin në pritje të ndihmës për gjetjen e të hedhurit në det, që është identifikuar si shtetasi Gentian Peta, 39 vjeç me origjinë nga Gjirokastra, emigrant prej vitesh në Gjermani.
12 kilograme Mariuane në një autobuz të linjës Vlorë – Athinë.
Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të automjeteve dhe bagazheve në vijën e dytë, rezultoi se gjatë kontrollit të autobuzit me targa AA 017 CE, të linjës ndërkombëtare Vlrë Athinë të shoqërisë Euro Lines, rezultoi se mbi gomën e parë në krahun e pasagjerit , në një dhomë të fshehtë të krijuar enkas për të fshehurlëndë narkotike , u konstatua një thes plasmasi I mbushur me pako me lëndë narkotike.
Pashkët sjellin fluks emigrantësh ne pikat kufitare me Greqinë.
Fluks i madh emigrantësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Janë të shumtë emigrantët që kanë zgjedhur mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm për të udhëtuar drejt familjeve të tyre në Shqipëri me rastin kremtimit të Pashkëve.
Burime nga policia doganore bëjnë me dije se deri më tani kanë hyrë në këtë pikë 5048 persona me 1312 mjete.
Aktualisht pala shqiptare punon me 5 sportele për të përballuar fluksin, ndërsa ajo greke me 2.
Krahasuar me një vit më parë, numri i emigrantëve që hyjnë në vendin tonë është më i ulët.
Pashkët, Janullatos: Kjo ditë, ta fuqizojë besimin reciprok.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos uroi besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Në një mesazh urimi Kryepeshkopi Anastas tha se ” Krishti tha: “Kështu le të ndrisë drita juaj para njerëzve që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të falënderojnë atin tuaj në qiell”.
MESAZHI I PLOTE
Bij të shtrenjtë më Zotin! “Ejani t’i falemi Atij që u ngjall së vdekurish dhe i ndriçoi të gjitha” (Pasvargje ngjallësore të së Dielës).
Kapen 100 kallëpe tritol në Krujë, dy persona prangosen dhe tre në kërkim.
Sektori Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë kishin nisur një hetim njëmujor në ngarkim të disa personave që ushtronin aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve plasëse në rrethin e Krujës. Gjatë operacionit u bë kapja në flagrancë dhe më pas arrestimi në orën05.00 të datës 19.04.2014 i shtetasit Dorjan Picorri, 28 vjec, lindur ne Krujë e banues i përkohshëm në Tiranë, të cilit iu kap një sasi e konsiderueshme lënde plasëse e llojit tritol.
Banda e tritolit, gjykata e Lartë refuzon lirimin e Ilir Karcinit.
Gjykata e Lartë ‘shuan’ shpresat e Ilir Karçinit për liri. Biznesmeni kishte bërë rekurs në gjykatën supreme, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij nga qelitë e paraburgimit, me pretendimin se nuk kishte asnjë lidhje me porositjen e vrasjes së konkurrentit të tij në biznes, Pirro Bare.
Durrës, një person hidhet nga trageti në det, nis aksioni i shpëtimit.
Hidhet ne det nga trageti një person ne Durres. Protagonisti i ngjarjes është hedhur në detin Adriatik teksa udhëtonte me tragetin e linjës Bari-Durrës.
Kapiteneria e portit te Durrësit, sipas së cilës mësohet se udhëtari i këtij trageti dyshohet të jetë me origjinë ruse.
Ngjarja ka ndodhur rreth 12 milje nga Porti i Durrësit, ndërsa tashmë trageti ka ndaluar në det të hapur për të nisur operacionet e kërkimit për pasagjerin e humbur.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar këtë person të ndërmarrë këtë akt, por pritet që në vijim të zbardhen detaje.
Shpёrthim eksplozivi nё komisariatin e policisё sё Fushё Krujёs.
Njё tjetёr sasi eksplozivi ka shpёrthyer pak minuta mё parё nё komisariatin e Fushё Krujёs. Burimet nga policialokale sqaruan se lёnda shpёrthyese ishte vendosur nё pjesёn e prapme tё godinёs ndёrsa ka patur vetёm dёme tё natyrёs material e jo pasoja nё njerёz. Ёshtё bёrё tanimё e vazhdueshme kjo situatё nё Fushё Krujё ku persona ende tё panjohur sulmojnё me guxim policinё edhe nё ambientet e saj.
Shpёrthim eksplozivi nё komisariatin e policisё sё Fushё Krujёs.
Njё tjetёr sasi eksplozivi ka shpёrthyer pak minuta mё parё nё komisariatin e Fushё Krujёs. Burimet nga policialokale sqaruan se lёnda shpёrthyese ishte vendosur nё pjesёn e prapme tё godinёs ndёrsa ka patur vetёm dёme tё natyrёs material e jo pasoja nё njerёz. Ёshtё bёrё tanimё e vazhdueshme kjo situatё nё Fushё Krujё ku persona ende tё panjohur sulmojnё me guxim policinё edhe nё ambientet e saj.