12 kilograme Mariuane në një autobuz të linjës Vlorë – Athinë.

Postuar në 19 Prill, 2014 06:30

Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të automjeteve  dhe bagazheve në vijën e dytë, rezultoi se gjatë kontrollit të autobuzit me targa AA 017 CE, të linjës ndërkombëtare Vlrë Athinë të shoqërisë Euro Lines, rezultoi se mbi gomën e parë në krahun e pasagjerit , në një dhomë të fshehtë të krijuar enkas për të fshehurlëndë narkotike , u konstatua një thes plasmasi I mbushur me pako me lëndë narkotike.

Menjëherë efektivat e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , të cilët kanë mbritur menjëherë në vendgjarje së bashku me grupin hetimor.

Grupi hetimor ka konstatuar se në thesin që u gjet në dhomën e fshehtë kishte 10 pako me lëndë narkotike Mariuanë me peshë 1.2 kilogramë secila gjithësej 12 kilogramë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , dy drejtuesit e autobuzit, fatorinon dhe pronarin e  firmës për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para profesionale dhe  hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve,  pronari i automjetit dhe fatorinua janë lënë të lirë.

Ndërsa dy drejtuesit e autobuzit janë arrestuar në flagrancë dhe  konkretisht: Sotiraq Sholla, i datëlindjes 1960 , banues në Vlorë; Arian Balloma, i datëlindjes 1970 , banues në Gjirokastër.  Lënda narkotike dhe autobuzi janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pasagjerët e autobuzit kanë vijuar lëvizjen për në Athinë , me një autobuz tjetër të kësaj linje. Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.