Arkiv-Lajme të përditësuara
Elbasan, vidhnin transformatorët e rrjetit elektrik, arrestohen dy persona.
Dy persona të shpallur në kërkim janë arresrtuar pasi akuzohen për veprën penale të “ vjedhjes” së disa transformatorëve elektrikë.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se ëshrtë finalizuar me sukses operacioni i koduar “ Prill 2014” duke bërë të mundur arrestimin e Elson Hoxha 44 vjeç dhe Luan Xhika 45 vjeç që të dy me banim në fshatin Shtëpanjë të rrethit të Elbasanit.
Rimbursimi i TVSH-së, qeveria shlyen rreth 80 milion dollarë.
Ministria e Financave ka shpallur listën e subjekteve për detyrime për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e shtuar që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë.
Në muajin mars 2014, kur qeveria shqiptare miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura ndaj biznesit dhe individëve, Ministria e Financave publikoi listën me subjektet dhe faturat për likuidim.
Fotot e aksidentit tragjik në Levan-Tepelene, si u shkatërruan tri automjetet.
Këto janë imazhet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur e pesë te plagosur, ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Mësohet se në këtë aksident janë përplasur tri automjete, një furgon dhe dy automjete të tjera.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë pikërisht mjeti furgon që besohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit.
Nga fotot duket qartë shkalla e lartë e dëmtimit të automjeteve.
Akuzat për trafik armësh, prokuroria: S`ka vendim për hetime ndaj ushtrisë.
Prokuroria shqiptare bëri sot të ditur se ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kërkesës së ministrrisë së mbrojtjes për të hetuar mbi deklaratat e Partisë Demokratike se ushtria është përfshirë në trafik narkotikësh. Zëdhënësi i prokurorisë, Albi Serani, i tha “Zërit të Amerikës” se brenda pak ditësh prokuroria e përgjithshme mori dy herë kërkesa nga ministria e mbrojtjes, që, bazuar nëdeklaratat e Partisë Demokratike mbi përzjerjen e ushtrisë në trafik lëndësh narkotike, të nisin hetime për të sqaruar situatën.
KLD shkarkon gjyqtarin e Shkodrës, paralajmërohen edhe katër të tjerë.
KLD ka shkarkuar nga detyra nje gjyqtare te Vlores, ka ulur ne detyre nje gjyqtare te Tiranes dhe ka paralajmëruar per shkarkim tre gjyqtarë të tjerë në mbledhjen me dyer të mbyllura të mbajtur në Tiranë.
Burimet zyrtare thanë se nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 15.04.2014 mbledhjen plenare, e cila kishte në rend të ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë.
Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!
Ish-Kryeinistri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Ramase ka frike nga transparenca. “Akuzave te bazuara ne dokumenta te opozites perperdorimin e bazave ushtarake per transportdroge nga Edvin Kristaq Rama, ky i fundit iu pergjigj me nje akt antikushtetues. Ai sot urdheroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurise te hedhin poshte me vota kerkesen e deputeteve te PD per paraqitjen neser ne Komisionin e Sigurise te znj. Kodheli per te dhene shpjegime mbi perdorimin e bazave ushtarake per transport dhe trafikim droge”, u shpreh Berisha.
Apeli i 17-vjeçarit nga Hasi: Më ndihmoni të ngrihem në këmbë!
Gertin Peca, 17 vjec, nga komuna Golaj e Rrethit të Hasit ka pak javë që ka dalë nga gjendja e komës pas një aksidenti që pësoi në Pejë të Kosovës 4 muaj më parë.
Mjekët në spitalin Ushtarak kanë mundur t’i shpëtojnë atij jetën, por ai tashmë ka mbetur i paralizuar dhe ka vështirësi në frymëmarrje.
Për të mundur që ecë sërish atij i duhet një kohë e gjatë fizioterapie, por familja e tij nuk mund të përballojë shpenzimet për këtë proces.
Propozimi për shkarkimin e 5 gjyqtarëve, KLD mblidhet me dyer të mbyllura.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje me dyer të mbyllura, po shqyrtohen propozimet e ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj pesë gjyqtarëve.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila ka nisur që prej orës 17:00, është i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe kreu i Këshillit, Presidenti Bujar Nishani. Nën procedim janë gjyqtarët Ëngjëllushe Tahiri, Elona Gjoka, Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili dhe Albano Çepele.
Meta në Pogradec: LSI po rritet cdo ditë duke u kujdesur për njerëzit.
Kryetari i Lëvizjes Socialistepër Integrim, z. Ilir Meta ka zhvilluar në qytetin e Pogradecit një takim me strukturat e LSI-së dhe përfaqësues të kësaj forcepolitike në pushtetin vendor. Gjatë takimit, z. Meta e ka vënë theksin te situata ekonomike, duke deklaruar se ka ndryshime pozitive që japin shpresa pavarësisht vështirësive të trashëguara.
“Shqipëria po kalon një situatë pozitive në aspektin ekonomik, edhe pse ka qenë një tranzicion i vështirë duke qenë se qeveria ka hasur vështirësi të trashëguara në sektorin e ekonomisë.
Zhdukja e tri dosjeve, Ministria e Drejtësisë, kallëzim penal tre gjyqtarëve.
Ministria e Drejtësisë ka depozituar një kallëzim penal, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi mungesën e dokumetacionit lidhur me inspektimet për tre gjyqtarë.
Ministria e Drejtësië bën me dije detajet e mëposhtme :