Elbasan, vidhnin transformatorët e rrjetit elektrik, arrestohen dy persona.

Postuar në 16 Prill, 2014 05:37

Dy persona të shpallur në kërkim janë arresrtuar pasi akuzohen për veprën penale të “ vjedhjes” së disa transformatorëve elektrikë.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se ëshrtë finalizuar me sukses operacioni i koduar “ Prill 2014” duke bërë të mundur arrestimin e Elson Hoxha 44 vjeç dhe Luan Xhika 45 vjeç që të dy me banim në fshatin Shtëpanjë të rrethit të Elbasanit.

Të njejtat burime saktësojnë se arrestimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar për keta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhjes në bashkepunim  dhe shkatërrim të rrjetit elektrik”.

Policia zbuloi disa vjedhje të kryera nga dy të arrestuarit ku konsisuan në vjedhjen e transfomatorit të gabinës elektrike në fshatin Vreshtëz-Gramsh, vjedhja dhe shkatërrimi i rrjetit elektrik në fshatin Qerret-Gramsh, vjedhja e transfomatorit të pompës së ujit të pishëm  në fshatin Cerujë-Gramsh, ngjarje të ndodhura në vitin 2013.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.