Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!

Ish-Kryeinistri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Ramase ka frike nga transparenca. “Akuzave te bazuara ne dokumenta te opozites perperdorimin e bazave ushtarake per transportdroge nga Edvin Kristaq Rama, ky i fundit iu pergjigj me nje akt antikushtetues. Ai sot urdheroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurise te hedhin poshte me vota kerkesen e deputeteve te PD per paraqitjen neser ne Komisionin e Sigurise te znj. Kodheli per te dhene shpjegime mbi perdorimin e bazave ushtarake per transport dhe trafikim droge”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, me kete akt absurd Rama vetem provon vertetesine e akuzave te opozites sikunder deshmon se njeri nga motivet baze te perpjekjes se tij per te marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te vendit eshte per te patur dore te lire per perdorimin e bazave te ushtrise per transportin e drogave te forta.
“Si perfundim, Rama sot tha me vota se nuk lejoj opoziten te me kontrolloje per droge. Ai ka frike nga transparenca si djalli nga temjani!! Protesta eshte pergjigja e merituar ndaj Rames qe po shnderron Shqiperine ne epiqender te trafikut zyrtar te drogave te forta!!”, thekson Berisha.
Add new comment