Arkiv-Lajme të përditësuara
U kap i dehur në Tiranë, 31-vjeçari: Policët më kanë kafshuar veshin.
Një 31-vjeçar, i quajtur Alket Palushi doli para gjykatës seTiranës nën akuzën e kundërshtim të forcave të policisë në gjendje të dehur.
Gjykata e shpalli arrestimin e tij të paligjshëm duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarit përballë një mase më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje.
Seanca për masën e sigurisë ishte një përplasje akuzash për kafshime mes të pandehurit, i cili pretendonte se gjatë konfrontimit me policinë, kishte qenë një polic që i kishte kafshuar veshin.
I akuzuari: Më ka kafshuar polici veshin
Nis zbatimi i programit Italian për bujqësinë shqiptare me vlerë 10 mln euro.
Sot në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u lançua fillimi i programititalian për zhvillimin e sektorit të bujqësisë shqiptare me vlerë 10 mln euro. Nga këto 10 milionë euro, rreth 5mln do të jepen si fond mbështetje për fuqizimin e sistemit te menaxhimit financiar dhe kontrollit te AZHBR(Agjencia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural), rreth 3 mln euro mbështetje për Sektorin e Ullishtarisë; 2 milion Euro, mbështjetje për një pilot për sigurimet e lehtësuara në bujqësi.
Aksident në Kukës-Morinë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e mesditës në aksin rrugor që lidh Kukësin me Morinën.
Nga të dhënat e para mësohet se një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e autostradës. Për pasojë ka gjetur vdekjen një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Berat, abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, arrestohet i riu.
Një 18-vjeçar nga Berati është arrestuar sot nga policia për abuzim seksual me një të mitur.
Sipas policisë së Beratit, ka qenë vetë 13-vjeçarja me iniciale E. K që ka denoncuar të riun me iniciale A.H për abuzim seksual.
Sipas të njëjtave burime 18-vjeçari i arrestuar ishte nga fshati Vidhisht i komunës Kuman në Fier, ndërsa e mitura nga fshati Flanik i komunës Kukalan të Bertatit.
Ndërkaq vijojnë hetimet e policisë për ngjarjen.
Rama: Sfida jonë, transformimi i Policisë së shtetit.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se sfida e qeverisë është transformimi i policisë së shtetit.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të disa pajisjeve për policinë rrugore, kryeministri Rama tha se për policinë e shtetit po hapet hapet një epokë e re.
Shoku i qelisë: Ilia Kareli do lirohej në një ditë me mua, e mbajtën për një telefon.
Kanë jetuar bashkë për dy vite, kanë ndarë bukën, kafenë, brengën dhe hallin e madh të të qenurit pas hekurave. Kanë dalë në gjyq po bashkë dhe kanë marrë ‘vizën’ e daljes prej atij ‘ferri’ po bashkë. Mjerisht Kudreti nuk ia doli dot, ndërsa shoku i tij i ngushtë, Kastriot Kolndreu, vetëm pak ditë para se Kudreti të kryente atë akt barbar mbi gardianin që i ka urryer gjithnjë të burgosurit, ka lënë qelitë e burgut, e njëkohësisht edhe Greqinë për të mbërritur tek familja e tij, te fëmijët e tij të cilët si kishte parë prej vitesh.
Gjirokastër, dy persona arrestohen me drogë e arsenal armësh.
Një arsenal armësh dhe drogë u bllokua sot në Gjirokastër. Bllokimi i sendeve te paligjshme eshte bere në kuadër të operacionit të koduar ‘Hënë e Plotë’ nga sektori kundër narkotikëve.
Policia e Gjirokastrës ka mundur të arrestojë edhe dy personat që posedonin armët e lëndën narkotike. Ata janë Shpëtim Sinani dhe 16-vjeçari me iniciale O.S.
Forcat e rendit thane se janë sekuestruar 50 kg drogë, 1 automatik, 1 pistoletë, 2 kallëpe tritoli, 1 granatë, 3150 fishekë pistolete dhe automatiku.
Durrës, 35-vjeçari rreh motrën, shkak sherri për borxhin.
Borxhi i pashlyer prej kohësh është bërë shkak për lindjen e një konflikti familjar që ka degjeneruar deri në dhunë fizike nga vellai drejt motres dje ne Durres.
Një 45-vjeçare me inicialet F.D. nga Durrësi i kishte marrë kohë më parë vëllait të saj V.U., 35 vjeç, një shumë të konsiderueshme të hollash.
Në kohën kur kishte marrë paratë, motra i kishte premtuar të vëllait se do t’ia kthente sa më shpejt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Itali, bllokohet në portin e Barit 1.3 ton drogë e nisur nga Durrësi.
Policia Italiane njoftoi se ka sekuestruar sot një ngarkese prej rreth një ton marijuanë që kishte mbërritur nga Shqipëria.
Bllokimi i drogës është bërë në portin e Barit.
efektivat e policisë së portit dhe zyrtarë nga Shërbimi Doganor pas një kontrolli brenda portit për mallrat që vinin nga Europa Lindore gjetën sasinë e drogës të fshehur në thasë çimentosh.
Bëhet e ditur se një 55-vjeçar, shoferi i automjetit, ka rënë në pranga të policisë italiane. Dyshohet se ngarkesa vinte nga porti i Durrësit.
Borxhardt: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia, Gjykata do të merret me pretendimet e Dick Martyt.
Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt në një intervistë për RTK-në, ka thënë se krijimi i gjykatës speciale për hetimin e krimeve në luftën e fundit në Kosovës, nuk është duke u bërë për ish – Ushtrinë çlirimtare të Kosovës në veçanti apo me qëllim të prishjes së historisë. Borchard ka theksuar se ky proces është i përqendruar në individë.
“Nuk përqendrohet në vet vendin ose në ushtrinë, në UCK-në, historia nuk mund të rishkruhet, historia dihet dhe faktet janë të njohura”, ka thënë Borchard.