U kap i dehur në Tiranë, 31-vjeçari: Policët më kanë kafshuar veshin.

Postuar në 15 Prill, 2014 10:20

Një 31-vjeçar, i quajtur Alket Palushi doli para gjykatës seTiranës nën akuzën e kundërshtim të forcave të policisë në gjendje të dehur.
Gjykata e shpalli arrestimin e tij të paligjshëm duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarit përballë një mase më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje.

Seanca për masën e sigurisë ishte një përplasje akuzash për kafshime mes të pandehurit, i cili pretendonte se gjatë konfrontimit me policinë, kishte qenë një polic që i kishte kafshuar veshin.

I akuzuari: Më ka kafshuar polici veshin

Gjyqtari: Çfarë të ka bërë? Kush?

I akuzuari: Më kanë kafshuar në veshi polici, pastaj unë nuk mbaj mend se cfarë bëra.
Prokurori i cështjes kishte si provë kundër të riut, kafshimin e policëve gjatë arrestimit të tij.
“Personi i shoqëruar, në një cast u ka dhënë prangave me forcë dhe ka sulmuar fillimisht punonjësin e policisë Agron Kastrati, që ndodhej në sediljen e pasme të makinës duke e kafshuar disa herë në të dyja duart”, deklaroi prokurori, Ardiano Dyrmishi.
Në këtë situatë, ku secila nga palët pretendon se është kafshuar nga pala tjetër, dhe kur veshi i dëmtuar i të akuzuarit është qartësisht i dallueshëm, gjykata kundërshtoi ta linte kuksianin me 30 ditë burg me afat derisa përpara gjyqësorit të depozitohen dy ekspertiza që do të konfirmojnë nivelin e dëmtimeve nga kafshimet, citon TCH.
Në përfundim të procesit avokati Zihni Qinami thotë se familjarët e Palushit kanë denoncuar grupin e gatshëm të policisë së Kamzës në mënyrë që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të zbulojë kush e kafshoi veshin e klientit te tij.
“Kanë debatuar, është futur në makinë. Se cfarë kanë bërë në makinë s’di kush gjë. Unë s’di gjë, vetës se kur ka dalë, ka dalë me vesh të carë rreth 2 centimetër”, deklaroi avokati i 31-vjecarit, Zihni Qinami.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.