Rama: Sfida jonë, transformimi i Policisë së shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se sfida e qeverisë është transformimi i policisë së shtetit.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të disa pajisjeve për policinë rrugore, kryeministri Rama tha se për policinë e shtetit po hapet hapet një epokë e re.
“Në Europë jam i sigurtë por edhe në botë nëse do të kërkojmë një rast të dytë që ministria e brendshme është në këtë derexhe dhe kjo është derexheja mku ne gjetëm jo një godinë por një strukturë të tërë të punëve tona të brendhsme, tëp olicisë sonë të shtetit, me 46 përqind të ndërtesave me strukturë të dobët ose shumë të dobët, me 70 përqind të automjeteve policore në gjendje të dobët ose shumë të dobët.Dhe këtë termë të dobët ose shumë të dobët e kanë thënë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe amerikanë që në shqip përkthehet të lodhur dhe shumë të lodhur” tha Rama.
Kryeministri Rama garantoi se së shpejti do të nisë hapi i dytë i transformimit të policisë së shtetit që do të jetë inovacioni.
“Do të fillojë faza dy e transformimit të policisë së shtetit me hapin e parë drejt inovacionit në polici që do të na bëjë të kapërcejmë vite të tëra prapambetje dhe do të na bëjë që në një kohë shumë të shkurtër të mbërrijmë në standarte të panjohura më parë të sigurisë në marrëdhëniet e qytetarit me policinë e shtetit” tha Rama.
Add new comment