Gjirokastër, dy persona arrestohen me drogë e arsenal armësh.

Një arsenal armësh dhe drogë u bllokua sot në Gjirokastër. Bllokimi i sendeve te paligjshme eshte bere në kuadër të operacionit të koduar ‘Hënë e Plotë’ nga sektori kundër narkotikëve.
Policia e Gjirokastrës ka mundur të arrestojë edhe dy personat që posedonin armët e lëndën narkotike. Ata janë Shpëtim Sinani dhe 16-vjeçari me iniciale O.S.
Forcat e rendit thane se janë sekuestruar 50 kg drogë, 1 automatik, 1 pistoletë, 2 kallëpe tritoli, 1 granatë, 3150 fishekë pistolete dhe automatiku.
Policia e gjeti drogën gjatë kontrollit në mjetin tip ‘Benz’ me targë AA804AF tëe Shpëtim Sinianit, në aksin Gjirokastër-Uji i Ftohtë.
Armët janë gjetur pas kontrollit në banesën e tij. Ato ishin të groposura dhe të mbuluara me çimento.
Add new comment