Arkiv-Lajme të përditësuara
Bizhga në Lazarat: Ka policë që kultivojnë drogë.
Policia e shtetit u kërkon banorëve të Lazaratit mbështetje për të frenuar fenomenin e mbjelljes dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë një takimi në këtë zonë më banorë të fshatit, zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga bëri apel për të denoncuar efektivë policie apo drejtues të saj që sipas tij kanë qenë të përfshire në këtë aktivitet të paligjshëm, duke kultivuar lëndën narkotike kryesisht në terrene pa pronarë apo në toka publike.
Pranga inspektorit të policisë, akuzohet për vrasje në tentativë dhe dhunë ndaj gruas.
Arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin FNSH. Inspektori Skënder Sallahu, 45-vjeç, u arrestua pasi akuzohet për konsumim të veprës penale “Dhuna në familje” dhe për vrasje në tentativë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, inspektor Skënder Sallahu dyshohet se në datë 10, rreth orës 21:20 ka kanosur atë për vrasje me armë zjarri pistoletë në sy të fëmijëve të saj.
Igli Totozani merr titullin “Romanipe Honoris Causa”
Instituti i KulturësRome, i ka dorëzuar sot Avokatit të Popullit, Igli Totozani titullin “Romanipe Honoris Causa”, duke e njohur atë si një anëtar nderi i komunitetit rom dhe si Amaro Avokat –i Ko Sundal (Avokati Ynë në Botë) për vlerësimin e pa masë dhe mbështetjen e ndjerë me zemër ndaj popullit rom.
KLD emëron kryetarët e gjykatave, Dibër, Apelit Durrës dhe Administrative Vlorë.
ANEKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila nisi me diskutimet për zgjidhjen e situatës së organikës në lidhje me numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, duke mbajtur parasysh Dekretin e Presidentit të Republikës.
Në vijim të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi kandidaturat për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës. Pasi dëgjuan platformat e dy kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si Kryetar të Gjykatës së Apelit Durrës, të Petrit Çeno.
Tahiri rreth 6 orë raportim në Komisionin Hetimor: Emërimi i Didit sipas ligjit.
Për rreth 6 orë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i është përgjigjur sot anëtarëve të Komisionit hetimor lidhur melëvizjet në Policinë e Shtetit, ku ndër të tjera deklaroi se emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë sipas ligjit.
Ngatërron fostoksinën me paracetamolin, helmohet 32-vjeçari .
Dhimbja e fortë e kokës ka detyruar një 32-vjeçar të gërmojë për një qetësues duke vënë dorën mbi fostoksinën. Ngjarja e cila ka vënë në rrezik jetën e 32-vjeçarit me iniciale B.K, ndodhi mbrëmë në lagjen “Zef Hoti” Mamurras, Kurbin. I riu është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët të cilët e transportuan atë me urgjencë drejt spitalit rajonal në Laç dhe më pas në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia e njoftuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet duke zbuluar se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht.
Ministri i Bujqësisë Panariti pret delegacionin e FAO-s.
Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z.Edmond Panariti priti sot në takim një delegacion të Zyrës së Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim FAO.Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohej mbi hapat që do të ndërmerren për hapjen e një zyrë të FAO-s në Tiranë.
Maunja me 2.3 tonë drogë në Durrës, arrestohen pronarët e linjës së trafikut.
Bien në pranga personat e dyshuar si organizatorë të trafikimit të ngarkesës me 2.3 tonë drogë që u kap në maune në portin e Durrësit.
Njoftohet se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, hetimi mbi kapjen e sasisë së konsiderueshme prej 2365 kgKanabis Sativa në Portin e Durrësit ka vijuar duke çuar kështu në identifikimin, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorit të tretë në trafikimin e mbetur në tentativë të kësaj sasie lënde narkotike.
Kakavijë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar për trafik kokaine.
Një 33-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar për trafik heroine është arrestuar sot në Kakavijë.
Policia greke bën me dije se ka mundur të arrestojë 33-vjeçarin shqiptar, në kufi, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar, përmes Greqisë.
Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçari ishte arratisur nga burgu i Pizza-s dhe ishte shpallur në kërkim në Itali.
Ilir Kupa s`ekstradohet në Greqi, gjyq në Tiranë për armë pa leje e falsifikim.
I arratisuri nga burgu i Trikalas në Greqi Ilir Kupa duket se do ti shpëtojë ekstradimit në Greqi.
Prokuroria shqiptare në Tiranë ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Ilir Kupës me akuzat e mbajtjes pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.