Bizhga në Lazarat: Ka policë që kultivojnë drogë.

Postuar në 11 Prill, 2014 14:43

Policia e shtetit u kërkon banorëve të Lazaratit mbështetje për të frenuar fenomenin e mbjelljes dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë një takimi në këtë zonë më banorë të fshatit, zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga bëri apel për të denoncuar efektivë policie apo drejtues të saj që sipas tij kanë qenë të përfshire në këtë aktivitet të paligjshëm, duke kultivuar lëndën narkotike kryesisht në terrene pa pronarë apo në toka publike.

Propozimit të zv/drejtorit Bizhga për ndërtimin e një poste policie në Lazarat kreu i komunës Dasho Aliko i është përgjigjur duke thënë se përderisa në asnjë komunë nuk ka poste policie, as ne Lazarat nuk ka pse te ngrihet. Gjatë diskutimeve banorët janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e zbardhjes se ngjarjeve të rënda të ndodhura në Lazarat.

Banorët e fshatit Lazarat kanë kërkuar nga përfaqësuesit e policisë trajtimin jo me diskriminim të fshatit, por një bashkërendim të veprimit për çeljen e mundësive që në këtë fshat të mos shihet si e vetmja rrugë, kultivimi i marijuanës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.