Pranga inspektorit të policisë, akuzohet për vrasje në tentativë dhe dhunë ndaj gruas.

Postuar në 11 Prill, 2014 14:42

Arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin FNSH. Inspektori Skënder Sallahu, 45-vjeç, u arrestua pasi akuzohet për konsumim të veprës penale “Dhuna në familje” dhe për vrasje në tentativë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, inspektor Skënder Sallahu dyshohet se në datë 10, rreth orës 21:20 ka kanosur atë për vrasje me armë zjarri pistoletë në sy të fëmijëve të saj.

Sipas kallëzimit të bashkëshortes M.Sallahu ky veprim i tij është i përsëritur, pasi dhe në datë 3 prill bashkëshortja M.Sallahu e ka kallëzuar atë për kanosje serioze, vepër kjo e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal dhe për këtë është proceduar.

Materialet e kësaj ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Komisariati i Policisë Nr 3 Tiranë duke plotësuar njëkohësisht të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së kësaj shtetaseje.

Ndërkohë, materialet e arrestimit ne flagrancë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.