Ilir Kupa s`ekstradohet në Greqi, gjyq në Tiranë për armë pa leje e falsifikim.

Postuar në 11 Prill, 2014 08:03

I arratisuri nga burgu i Trikalas në Greqi Ilir Kupa duket se do ti shpëtojë ekstradimit në Greqi.
Prokuroria shqiptare në Tiranë ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Ilir Kupës me akuzat e mbajtjes pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.
Burimet e prokurorisë kanë thënë se ne materialin e ketij procedimi me konkretisht rezulton qe me date 25.01.2014 rreth orës 01.00, në vendin e quajtur rruga dytësore në fshatin Domje, nga shërbimet e policisë së komisariatit numër 6, Tiranë në bashkëpunim me F.N.SH në zbatim të planit të masave të përbashkët për kontrollin e territorit ku konsiston në ndalimin dhe kontrollin e mjeteve luksoze me targa Shqiptare dhe të huaja si dhe ne krehjë të territorit për parandalimin e veprave të ndryshme penale, ne momentin e lëevizjes në këtë rrugë dytësore forcat e policisë kanë konstatuar një automjet i cili po vinte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre.
Në këtë moment, shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë kësaj makine që të ndalonte ku pasi u afrua u vu re që ishte një automjet i tip“Alfa Romeo”,me targa të huaja. Ky mjet nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë dhe në këtë moment shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje. Në një kthesë ky mjet ka dalë nga rruga dhe forcat e policisë janë vënë në ndjekje në këmbë për të bërë të mundur gjetjen e personave që ishin në këtë mjet.
Në një distancë rreth 50-70 në një terren rural dhe godina të braktisura është parë një person, i cili është munduar të largohet me vrap nga forcat e policisë. Nga ana e punonjësve të policisë këtij personi i është bërë thirrje që të ndalonte. Këtu forcat e policisë kanë thërritur përsëri në drejtim të personit për të ndaluar veprimet dhe ai është bindur. Më pas është bërë e mundur që personi të prangoset si dhe t’i bëhet një kontroll i tij ku i jane gjetur dy armë zjarri brezi, nje pistoletë “Beretta” kaliber 7.65 mm model 81, ku ne krehërin e kesajarme ndodheshin 11 copë fishek të kalibrit 7.65 mm dhe nje pistolet Glock 17c Austria,9×19 mm, dy krehera me fishekë. Po keshtu te pandehurit i eshte sekuestruar edhe : Kartë identiteti Carta d’itentita me nr AT ….në emër të shtetasit A. Kulla,
Ne baze te aktit te ekspertimit teknik balistik date 06.02.2014 rezulton qe arma e pare objekt ekspertimi e markes Glock eshte arme zjarri pistolete e kalibrit 9 mm. Ajo eshte e prodhimit standart luftarake e fabrikuar. Eshte e rregult teknikisht dhe realizon qitje normalisht. Arma e dyte eshte arme zjarri pistolet kaliber 7.65 mm ajo eshte e fabrikuar dhe e prodhimit standart. Eshte e rregullt dhe realizon qitje normalisht. Fisheket jane teknikisht te rregullt dhe pershtaten per te ralizuar qitje Dy kreherat objekt ekspertimi jane ne gjendje te rregullt teknike dhe susta funksionon normalisht.
Po keshtu ne baze te aktit date 11.03.2014 per ekspertim teknik dokumentash rezulton qe tek dokumenti “ Carta D’ Identita” ne emer te shtetasit A. Kulla konstatohen nderhyrje. Nderhyrjet konsistojne ne nderrimin e fotos se meparshme me foton aktuale. Po keshtu ne lidhje me kete dokument eshte bere nje denoncim per vjedhje / humbje i dates 03.12.2012 ne zonen e Napolit.
Keshtu qe i pandehuri Ilir Kupa ka ezauruar absolutisht te gjithe elementet e vepres penale te parashikuara nga neni 278/4 te Kodit Penal “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Po keshtu, i pandehuri ka ezauruar edhe te gjithe elemnetet e vepres penale te parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal ne te cilin thuhet: “Fallsifikimi ose perdorimi I leternjoftimeve,I pasaportave ose I vizave te fallsifikuara denohet ….”
Sa me siper duke konsideruar prova te plota per te perfunduar hetimet dhe per te provuar akuzen ne ngarkim te te pandehures , bazuar ne nenin 331 dhe 332 te K.Pr. Penale.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.