Ngatërron fostoksinën me paracetamolin, helmohet 32-vjeçari .

Dhimbja e fortë e kokës ka detyruar një 32-vjeçar të gërmojë për një qetësues duke vënë dorën mbi fostoksinën. Ngjarja e cila ka vënë në rrezik jetën e 32-vjeçarit me iniciale B.K, ndodhi mbrëmë në lagjen “Zef Hoti” Mamurras, Kurbin. I riu është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët të cilët e transportuan atë me urgjencë drejt spitalit rajonal në Laç dhe më pas në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia e njoftuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet duke zbuluar se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht. Sipas policisë 32-vjeçari kishte pasur dhimbje të forta koke dhe në përpjekje për të pirë paracetamol kishte rrëmbyer fostoksinë. Gjendja e tij është rënduar dhe familjarët e dërguan në spital pa e ditur se ai ishte helmuar. Doktorët kërkuan ilaçin që kishte konsumuar B.K, dhe konstatuan se bëhej fjalë për helm. Policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë.
Add new comment