Arkiv-Lajme të përditësuara

Bombat me celular në Shkodër u kapën nga polici i infiltruar.

Postuar në 12 Prill, 2014 10:54

Një agjent policie i infiltruar si bleres eksplozivesh me detyrën e porositësit, ka qënë ai që ka çuar drejt arrestimit shtetasin Pjetër Babaj dhe Lulzim Toska të enjten Shkodër,të dyshuar si prodhues dhe tregtarë të minave me telekomandë.

Është mundur të mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me uniformat blu prej muajsh kishin në vëzhgim dy personat dhe ishin të skeduar si montues dhe tregëtar të lendëve eksplozive.

Kapet shqiptari me 108 kg marijuanë, do e çonte në Athinë.

Postuar në 12 Prill, 2014 10:01

Plot 108 kg marijuanë janë sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar në Karteri, Igumenicë. Droga u kap në mjetin e një shqiptari 36-vjecar. Policia greke bën me dije se sasia e lëndës narkotike ishte shpërndarë në 100 pako dhe ishte fshehur me kujdes në bagazh. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike kishte destinacion, Athinën.

Policia: Aksidenti me katër të vdekur në Kamzës, shkak shpejtësia.

Postuar në 12 Prill, 2014 07:07

Policia e shtetit në një deklaratë për aksidentin e ndodhur sot në mëngjes në zonën e Kamzës, ka pohuar se kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia.
Burimet zyrtare thane se sot rreth orës 04.45’, mjeti tip BMV me targë AA 533 IU, teksa po lëvizte në segmentin rrugor  Kthesa eBathores – Instituti Bujqësor Kamëz, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humburjetën shtetasit:
•Alfred B, rreth 25 vjeç drejtues i mjetit,
si dhe pasagjerët:
•Jugjena M.,  18 vjeç
•Klevis M., 14 vjeç
•Fation D., 22 vjeç

Korrupsioni, Rama shkarkon drejtorin e INUK Tirana 2.

Postuar në 12 Prill, 2014 07:06

Shkarkohet nga detyra Pal Doci, drejtues i zyrës së INUK 2 në Tiranë. Burimet zyrtare kanë thënë sekryeministri Edi Rama kavendosur shkarkimin e drejtorit të INUK Tirana 2, Pal Doci.
Dyshohet se ky zyrtar është shkarkuar pas akuzave për korrupsion.
Mësohet se Doci është njëherësh edhe kryetar i PS, dega Laprakë.

Aksident i rëndë në bulevardin Zhan D'ark.

Postuar në 12 Prill, 2014 05:36

Para 10 minutash, në bulevardin Zhan D'Ark, një motorr i tipit Kawasaki me targë AC416, ka goditur një grua të moshës 55 vjecare. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që u transportua për në spital. 

Sarandë, prangoset oficeri i policisë, dyshohet për vjedhje.

Postuar në 12 Prill, 2014 04:28

Një oficer i policisë së Sarandës është arrestuar sot për vjedhje. Dyshohet se, oficeri gjatë kontrollit të një mjeti në postobllok i ka vjedhur një sasi parash drejtuesit të makinës.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka arritur të dokumentojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të punonjësit të policisë Inspektor Alfred Hyso, i datëlindjes 19.04.1979, me detyrë komandat grupi, i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Vrasja e Ilia Karelit, Ministri grek pezullon 6 gardianët.

Postuar në 12 Prill, 2014 03:38

Dy ditë pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg”, 6 gardianët e akuzuar për dhunimin e Ilia Karelit janë pezulluar nga detyra që ushtronin në burgun e Nigritas.
Vendimi është shpallur ditën e sotme nga Ministri i Drejtësisë së Greqisë, Charalambos Athanassiou, sipas të cilit gardianët pezullohen deri në momentin e përfundimit të procesit ndaj tyre dhe dhënies së vendimi nga ana e gjykatës.
Diten e djeshme është shtyrë dhe seanca gjyqësore për 9 gardianët e tjerë të burgut të Nigritas, të cilët pritet ti përgjigjen pyetjeve të prokurorit Gjeorgjia Toutountzi.

Itali, goditet rrjeti i prostitucionit, arrestohen edhe shqiptarë.

Postuar në 12 Prill, 2014 03:36

Policia italiane ka vënë në pranga anëtarët e një rrjeti kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë operacionit të policisë së Arezzos mbrëmjen e së premtes, 12 persona kanë rëndë në pranga, mes tyre shqiptarë, rumunë dhe një shtetas italian nga Napoli, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e tyre për shkaqe hetimi.

Policia italiane bën me dije se rrjeti kriminal ushtronte aktivitetin e tij në zonat e San Zenos dhe Olmo , ku është i përqëndruar më shumë prostitucioni.

Aksident tragjik në Kamëz, mbeten të vdekur katër të rinj

Postuar në 12 Prill, 2014 02:21

Katër persona të moshave 14, 18, 22 dhe 24 kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur sot në Kamëz. 
Makina tip BMW e drejtuar nga shtetasi Alfred Beluli ka humbur kontrollin ditën e sotme në orët e mëngjesit.
Makina me targa AA 533 IU sipas policisë ka dalë nga rruga dhe si pasojë katër të rinjtë kanë marrë dëmtime të rënda që u sollën vdkjen.
Menjehere pas aksidentit, ne vendin e ngjarjes kane shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe të komisariateve tre dhe pesë.

Protestë në Tiranë për vrasjen e Ilia Karelit në Greqi.

Postuar në 11 Prill, 2014 15:45

Diten e shtune pritet të organizohet një protestë ne Tirane për vrasjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli. Kjo protestë e cilanuk ka organizator është parashikuar të mbahet nesër pasdite.

Eshte njoftuar seprotestuesit do të grumbullohen para Piramidës dhe më pas do të drejtohen drejt ambasadës greke.
“Në datë 12/04/2014 në orën 16:30 do organizohet proteste kundër shtetit grek për vrasjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit) në mënyrë makabre.

Grumbullimi do bëhet tek Piramida me destinacion ambasadën greke.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara