Itali, goditet rrjeti i prostitucionit, arrestohen edhe shqiptarë.

Postuar në 12 Prill, 2014 03:36

Policia italiane ka vënë në pranga anëtarët e një rrjeti kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë operacionit të policisë së Arezzos mbrëmjen e së premtes, 12 persona kanë rëndë në pranga, mes tyre shqiptarë, rumunë dhe një shtetas italian nga Napoli, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e tyre për shkaqe hetimi.

Policia italiane bën me dije se rrjeti kriminal ushtronte aktivitetin e tij në zonat e San Zenos dhe Olmo , ku është i përqëndruar më shumë prostitucioni.

Po kështu sipas raportimeve të mediave italiane grupi akuzohet edhe për një sulm ndaj një shtetasi rumun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.