Vrasja e Ilia Karelit, Ministri grek pezullon 6 gardianët.

Postuar në 12 Prill, 2014 03:38

Dy ditë pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg”, 6 gardianët e akuzuar për dhunimin e Ilia Karelit janë pezulluar nga detyra që ushtronin në burgun e Nigritas.
Vendimi është shpallur ditën e sotme nga Ministri i Drejtësisë së Greqisë, Charalambos Athanassiou, sipas të cilit gardianët pezullohen deri në momentin e përfundimit të procesit ndaj tyre dhe dhënies së vendimi nga ana e gjykatës.
Diten e djeshme është shtyrë dhe seanca gjyqësore për 9 gardianët e tjerë të burgut të Nigritas, të cilët pritet ti përgjigjen pyetjeve të prokurorit Gjeorgjia Toutountzi.

Deri më tani, 8 nga gardianët kanë kërkuar ndjesë për atë çka kanë bërë më 27 mars. Ndërkohë 6 prej tyre mbetën në paraburgim ndërsa të tjerët do të gjykohen në gjendje të lirë.

Mjekësia ligjore greke ka publikuar rezultatet e testeve histologjike të kryera me indet e zemrës dhe trupit të shqiptarit Ilia Kareli, i cili vdiq nga torturat në burgun e Nigritës.

Testet laboratorike, zbuluan se Kareli prej kohësh vuante nga sëmundje koronare të zemrës. Në të njëjtën kohë, sipas rezultateve të testeve, 42-vjeçari nuk ka pësuar asnjë shok apo dramë në pëllëmbën e dorës së djathtë por shenjat në fjale i përkasin një plage të vjetër.

Sipas ekspertizës, Karelit i është dëmtuar një nga tre enët koronare të zemrës, e cila e kombinuar edhe me thyerjen e kafazit të kraharorit nga goditjet e forta, i ka sjellë 42-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.