Durrës, një person hidhet nga trageti në det, nis aksioni i shpëtimit.

Postuar në 19 Prill, 2014 03:19

Hidhet ne det nga trageti një person ne Durres. Protagonisti i ngjarjes është hedhur në detin Adriatik teksa udhëtonte me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Kapiteneria e portit te Durrësit, sipas së cilës mësohet se udhëtari i këtij trageti dyshohet të jetë me origjinë ruse.

Ngjarja ka ndodhur rreth 12 milje nga Porti i Durrësit, ndërsa tashmë trageti ka ndaluar në det të hapur për të nisur operacionet e kërkimit për pasagjerin e humbur.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar këtë person të ndërmarrë këtë akt, por pritet që në vijim të zbardhen detaje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.