Kapen 100 kallëpe tritol në Krujë, dy persona prangosen dhe tre në kërkim.

Sektori Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë kishin nisur një hetim njëmujor në ngarkim të disa personave që ushtronin aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve plasëse në rrethin e Krujës. Gjatë operacionit u bë kapja në flagrancë dhe më pas arrestimi në orën05.00 të datës 19.04.2014 i shtetasit Dorjan Picorri, 28 vjec, lindur ne Krujë e banues i përkohshëm në Tiranë, të cilit iu kap një sasi e konsiderueshme lënde plasëse e llojit tritol.
Disa orë më vonë, u realizua edhe kapja e shtetasit Saimir Ajazi, 34 vjec, lindur ne Krujë e me banim të përkohshëm në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, me statusin e të dyshuarit si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për shkak të vijimësisë së hetimit tre shtetasit e shpallur në kërkim do të mbeten anonimë në këtë fazë.
Në cilësinë e provës materiale u gjet e sekuestrua sasia prej 100 kallëpe tritol, të destinuara per tregun e brendshem kriminal që operon ne Qarkun e Durresit.
Nga hetimet e ndërmara deri tani rezulton se anetaret e ketij grupi kriminal dyshohen si autore të mundshem edhe të shperthimit te ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij grupi si dhe implikimin e tyre në ngjarje të ndodhura në Qarkun e Durrësit me përdorim të lëndëve plasëse.
Add new comment