Shpërthimi i eksplozivit në Tiranë, objektiv banesa e biznesmenit.

Shpërthimi i eksplozivit që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Tiranë ka pasur për objektiv banesën e një biznesmeni konfeksionesh.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Teknologjike, ku një sasi tritoli shpërtheu në katin e dytë të një banese tre katëshe.
Fatmirësisht nuk patipersona të lënduar kjo për shkak se tritoli shpërtheu në ballkonin e ndërtesës duke shkaktuar vetëm dëmemateriale.
Fillimisht ngjarja u raportua nga policia si shpërthim I një bombule gazi për shkak të rrjedhjes por pas verifikimeve të forcave xheniere rezultoi se ishte eksploziv.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se një sasi e vogël tritoli është hedhur nga jashtë ndërtesës në katin e dytë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shtëpia është në pronësi të një biznesmeni konfeksionesh të mallrave të ndryshme që vijnë nga Turqia ndërsa në polici ai ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.
Add new comment