Drogë me varkë drejt Greqisë, pranga trafikantëve në Sarandë-Korfuz.

Postuar në 20 Prill, 2014 05:11

Forcat e Policisë Kufitare e Sarandës kane kapur në flagrancë dy shtetas, të cilët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike ne drejtim te Greqise.
Kapja e droges dhe arrestimi i te dyshuarve eshte bere ne hapesiren detare mes Sarandes dhe Korfuzit.
Policia informon se në pranga kanë rënë Ervin Daka 25 vjeç, banues në Durrës dhe Fatjon Delilaj 25 vjeç, banues në Ksamil.

Njoftohet se këta dy persona janë kapur nga efektivët e policisë në det rreth orës 20:00 duke transportuar me një mjet te vogël lundrues nga Ksamili në drejtim te Korfuzit, sasinë prej 26 kg drogë e llojit kanabis sativa.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.