Kosovë, gjoba për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat.

Postuar në 17 Prill, 2014 10:14

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, që nga data 01.05.2014 do të fillojë me gjobitjen e këmbësorëve, të cilët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, ku do të përfshihen të gjitha gjobat e parapara me ligjin për siguri në komunikacion rrugor.

Krahas kësaj, që nga dje, me datë 16.04.2014, PK-ja në Pejë ka filluar një fushatë paralajmëruese lidhur me lëvizjet e këmbësorëve në komunikacionin rrugor. Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një njoftimi përmedia.

Ata thonë se kjo fushatë do të përfshijë zyrtarët policor në terrën, ligjërimin në shkolla, KLPS-të, mediat lokale dhe të gjitha mënyrat e tjera, në mënyrë që të vetdijësohen qytetarët për respektimin e rregullave në komunikacion.

Sipas tyre, statistikat e viteve të kaluara tregojnë se pjesa më e madhe e të aksidentuarve janë këmbësorë.

“Këmbësorët kalojnë rrugën kudo pa respektuar asnjë rregull të trafikut , gjithmonë së pari duke rrezikuar veten dhe pastaj të tjerët në komunikacionin rrugor, andaj, apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektohen rregullat dhe ligjet e aplik ueshme në komunikacion për shkak të sigurisë së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në qarkullim rrugor”, thuhet në njoftim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.