Tiranë, arrestohen dy persona që kryenin grabitje banesash.

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar siautorë të një sërë vjedhjesh të banesave dhe bizneseve të ndryshme në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Ish parku”, ku si rezultat i një pune operativegjurmuese disa javore u arrestuan në flagrancë shtetasit: Arnold Fatmir Pinari, 19 vjec, banues në Tiranë dhe Denis Shkelqim Gjoka, 19 vjec, banues në Tiranë.
Më datë 17.04.2014 është bërë kapja në flagrancë e dy të rinjve duke tentuar për të vjedhur një farmaci në rrugën “Naim Frashëri” Tiranë.
Në vendin e ngjarjes shtetasve të mësipërm i janë gjetur dhe sekuestruar një kriko makine mjet i cili shërbente për të hapur qepenat e dyqaneve, kaçavida, çelës dhe sende që kanë shërbyer për realizimin e vjedhjeve, si dhe një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa TR 9630 T.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të mbi 10 vjedhjeve të banesave dhe bizneseve të ndryshme në Tiranë. U kryhen veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Add new comment