Ministrja Kodheli viziton Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr.

Postuar në 18 Prill, 2014 08:05

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, bëri sot një vizitë në Komandën e Forcave Speciale në Zall-Herr.

Ata u pritën nga komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, nënkolonel Qazim Hoxha dhe ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të efektivit të këtij batalioni të Forcave tona të Armatosura.

Më pas, ministërja Kodheli dhe Shefi i Shtabit Baze, konsumuan së bashku me efektivin dhe drekën në mencën e repartit.

Ministria e Mbrojtjes, Kodheli, në takim me efektivat tha se “në buxhetin e vitit 2014, ka planifikuar edhe mbështetjen e nevojshme financiare për të gjithë kategoritë që përfitojnë ushqim. Autoritetet dhe specialistët përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë specifikuar kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë në vijimësi ushqim të gatuar në njësi apo reparte”.

“Aktualisht në FA trajtohen me ushqim të gjithë ushtarakët që kryejnë stervitje të ndryshme, si individuale, stërvitje shtabi, komplekse etj. Po kështu, në njësitë dhe repartet ku është infrastruktura e ngritur përfitojne ushqim të gjithë efektivat që kryejnë shërbime për ruajtje dhe gatishmerinë e njësive dhe reparteve ushtarake”, tha Kodheli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.