Kuvend, diskutohet ligji për nxitjen e luftës kundër korrupsionit.

ntensifikimi i luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të administratës publike ka nxitur një grup deputetësh të maxhorancës të propozojnë një nismë ligjore që lidhet me disa ndryshime në ligjin ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe në ligjin ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Amendimet e propozuara pritet të shqyrtohen sot në parim nga komisioni i Ligjeve, ku gjithashtu pritet të zhvillohet dhe një seancë dëgjimore me kandidatin Alaudin Malaj, i dekretuar nga Presidenti i Republikës në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Po sot, në kryesinë e Kuvendit, dy komisione parlamentare ai për Politikën e Jashtme dhe ai i Sigurisë Kombëtare do të takohen me z. Robin Sakoda, i njohur për bashkëpunimin e tij me autoritetet shqiptare në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së Shqipërisë. Gjithashtu, komisioni i Çështjeve Sociale zhvillon një seancë dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqërinë civile për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”.
Add new comment