Dhuna në familje, Policia masë mbrojtje për 2 raste në Tiranë.

Dy gra janë marrë në mbrojtjen e policisë së Tiranës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre në familje.
Policia e Tiranës bën me dije se nga strukturat e policisë së Tiranës, është ndërhyrë në 2 raste të parandalimit të krimit në ambjentet familjare, duke kryer veprimet proçedurale dhe plotësuar Kërkesë Paditë për lëshimin Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
“Më datë 17.04.2014, ora16.00, filloi proçedimi penal për shtetasin Amarildo.S, 18 vjec, lindur dhe banues në fshati Qeha komuna Petrelë Tiranë, sepse në ora 15.30, ka tentuar të godas me automjet kuntatën të tij. Neni 130/a i K.P. Për shtetasen e mësipërme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.
Më datë 17.04.2014, ora 19.30, shtetases L.K, 32 vjec, banuse në Tiranë, ju plotësua kerkesë padi për lëshimin e Urdher Mbrojtje të Menjehershem, ndaj ish bashkeshortit të saj shtetasit Edmond.R, 36 vjec, banues në Tiranë, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj sistematikisht. Materjalet ju kaluan Gjykatës se Rrethit Gjyqsor Tiarenë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Add new comment