Drejtonin prostitucionin në Skype, pranga 14 shqiptarëve në Itali.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:38

Policia italiane ka arrestuar sot 14 shqiptarë që akuzohen se kanë qenë pjesë e dy grupeve të lidhura me njëra-tjetrën, dhe që shfrytëzonin prostitucion në aksin Piaçenza- Shqipëri.
Anëtarët e grupit akuzohen sedrejtonin prostitucionin, duke folur me njëri-tjetrin nëpërmjet Skype-it.Në përfundim të hetimit policia lëshoi 14 urdher arreste. Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri deklaroi se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.
Arrestimi i fundit është bërë në Tiranë, ndaj një shtetasi, Bujar Ramadani, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një shqiptari në shtator të 2013, Sadik Hajderi, i cili më vonë u zbulua se kishte qënë udhëheqës i një rrjeti të gjerë prostitucioni.
Për vrasjen e tij janë arrestuar edhe Mersin Uku, 29 vjeç dhe Donard Uku, 21 vjeç. Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, dyshohet po ashtu se më vonë është përfshirë një një tjetër vrasje, duke vrarë një 79- vjeçar italian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.