EULEX i padëshiruar nga serbët e veriut.

Komuna e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe e Zveçanit, kanë suspenduar sot bashkëpunimin me Policinë e EULEX-it dhe i kanë shpallur si të padëshiruar në territorin e tyre. Kjo bëhet e ditur, pas një kumtese që ju është dërguar mediave serbe.
Këtë hap këto komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, siç njofton FoNet e kanë ndërmarr për shkak të gjoja përcaktimeve automatike të dënimit me paraburgim të cilat po i shqetësojnë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës.
Këto bashkësi lokale besojnë se aksioni i fundit në të cilin, sipas tyre, bashkëqytetari i tyre praktikisht është rrëmbyer derisa po shkonte në vendin e punës, tashmë është bërë praktikë e përcaktimit të paraburgimit 30-ditësh të të gjithë atyre që policia e EULEX-it i arreston dhe, për këtë shkak, këto komuna kanë suspenduar bashkëpunimin me këtë polici dhe e kanë shpallur të padëshiruar në “territorin e vet”.
Në kumtesë theksohet se në veri të Kosovës nuk ka më avokat që mund t`i mbrojë qytetarët sepse “sjellja e këtij misioni ( e EULEX-it) është e tillë që edhe avokatët të jenë shënjestër e tyre.
Përfaqësuesit e këtyre komunave parashohin se nëse vazhdon ky trend i arrestimeve, burgu i Mitrovicës nuk ka kapacitet për t`i zënë të arrestuarit.
Sipas kumtesës, këto komuna kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve dhe krijimin e kushteve për, siç thonë ato, zbatimin e të drejtës përkatësisht të mos arrestohet askush derisa të mos bëhet integrimi i gjyqtarëve serbë.
Add new comment