Takimi në Kukës, mediat e Kosovës: Thaçi me vonesë, Rama e priti në shi 20 minuta.

Postuar në 16 Prill, 2014 09:21

Vonesat e zakonshme tëHashim Thaçit nuk e kanë kursyer as shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama, shkruajne mediat e Kosovesduke iu referuar takimit te dy qeverive te Shqiperise dhe Kosoves sot ne Kukes.

Thaci sipas gazetarës së “Zërit” që gjendet në pikën kufitare të Morinit, Anita Kadriu, ka dal të pres kryeministrin kosovar pesë minuta para kohës së paraparë.

Thaçi, si pothuajse në çdo aktivitet po vonohet edhe kësaj radhe, ndërsa kjo ka bërë që Rama, të pres jashtë për 20 minuta, derisa vazhdimisht binte shi i përzier me borë, shkruajne gazetat e Kosoves.

Vonesa e shefit të qeverisë së Kosovës siç duket është arsyeja pse as Garda e Republikës së Shqipërisë e cila sipas agjendës ishte paraparë të kryente nderimet në pikën kufitare të Morinit, nuk doli fare.

As takimi me Drejtorin e Doganës të Shqipërisë nuk u realizua, pasi të dy delegacionet qeveritare janë nisur menjëherë për në Pallatin e Kulturës së Kukësit, ku do të zhvillohet aktiviteti kryesor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.