Nga sot, zyrtarisht 2 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

Postuar në 16 Prill, 2014 09:27

Sot ne Beograd është bërë konsituimi i Parlamentit të ri të Serbisë, pas zgjedhjeve parlamentre të 16 marsit ku bindshëm fitoi progresisti Aleksander Vucic. Kurse, zgjedhja e kryetarit të organit suprem legjislativ duhet të zhvillohet më 23 prill.

Qeveria e re e drejtuar nga lideri progresist (SNS) Aleksandër Vuçic do të ketë 15 ose 16 poste, ndërsa do të zgjidhet me 27 prill. Përveç 5 ministrive nga radhët e SNS, Rasim Ljajiqcdhe 7 personalitetet jashtë partiake, vend në qeverinë e re do të ketë edhe lideri i SPS, Ivica Daçic i cili do të jetë nënkryetar i qeverisë por njëkohësisht edhe shef i diplomacisë serbe.

Në mesin e 250 deputetëve të Serbisë, sivjet ne këte parlament ka risi nga Lugina e Preshevës, ku tri komunat shqiptare do të prezentohen nga dy deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, nga radhët e PVD-së. Analistët e e Luginës, Prishtina dhe Tirana, bashkë me ndërkombëtarët fitoren e dy deputetëve të Parlamentin e Serbisë e kanë konsideruare si nje hap historik. Partia për Veprim Demokratik (PVD), e cila fitoi dy vende në parlamentin e Serbisë nuk do t’i shmanget çdo bisede dhe oferte për pjesëmarrje në qeverinë e re serbe.

Funksionari i lartë i PVD-së, Riza Halimi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka shprehur shpresën se, qeveria e ardhshme do të krijojë kushte për zhvillimin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe të mundësojë integrimin e përfaqësuesve shqiptarë bashkë me autoritetet lokale dhe rajonale.

“Ne jemi për dialog, respektimi i të drejtave të njeriut dhe avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zgjidhjen e problemeve ekonomike që siç dihet Lugina e Preshevës viteve të fundit njihet ndër mjediset më të diskriminuara dhe rajonet me të pazhvilluara në Evropë”, ka pohuar deputeti i ri Shaip Kamberi për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.