Gjyqtari i Pogradecit, arrestohet në flagrancë për korrupsion.

Postuar në 16 Prill, 2014 13:06

 Arrestohet ngapolicia në flagrancë një gjyqtar i Pogradecit, i dyshuar për korrupsion.
Gjyqtari Dhimitër Pojanaku, 58 vjec, ka rënë në pranga pasditen e sotme pasi akuzohet se ka marre 500 mije leke nga nje qytetar.I dyshuari Dhimiter Pojanaku mësohet se ka qenë në hetim prej disa javësh ndërsa sot është bërë arrestimi i tij.

Padia ndaj gjyqtarit mesohet se eshte bere disa dite me pare. Dyshohet se 58 vjecari ka marre para ne kembim te nje gjykimi qe kishte ne shqyrtim.

I arrestuari Pojanaku njihet edhe si poet pasi mban autoresine e disa veprave letrare te njohura ne fushen e poezise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.