Korçë, aksioni “Fallxhorja” kap 2.6 kg heroinë, ndalohen 6 të dyshuar.

Postuar në 16 Prill, 2014 13:04

Policia e Korcës njoftoi se diten e some nga ana e Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme , u finalizua  me sukses  operacioni  i koduar: “Fallxhorja”.
Ne kuader te ketij operacioni ne qytetin e Bilishtit është kapur një sasi prej 2 kg e 600  gram  lënde narkotike edyshuar si heroine.

Ku si rezultat  u  bë  kapja  dhe  arrestimi  në flagrancë i shtetasve të dyshuar :

•    Ardian Ejup Shurdha, 42 vjeç, banues ne Paper Elbasan ,
•    Aleks Sadi Kreci, 36 vjeç, banues ne Pajove , Peqin ,
•    Ervis Bujar Hasankolli, 36 vjeç  , banues Pajove , Peqin ,
•    Shyqyri Hasan Hasalla, 36 vjeç, banues ne Paper-Sallak Elbasan,
•    Dritan Dilver Qesja, 35 vjeç,  banues ne Pajove , Peqin ,
•    Eli Shaban Djali, 22 vjeç, banuese ne  Pajove , Peqin.

Sipas policisë, ahtetasit e mesiperm  në  bashkepunim me njeri-tjetrin, ishin duke udhetuar ne mjetin tip Benz me targe AA 245 AE me qellim shpërndarjen  dhe transportimin për në shtetin grek.
Po punohet per dokumentimin  e plote te ngjarjes kriminale.

Materialet ne ngarkim , te shtetasve te mesiperm , do i  kalojne  Prokurorise se Krimeve teRenda , Tirane  per veprime te metejshme per vepren penale , parashikuar nga neni 283/ae 25 i Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.