Shqiptari dhe holandezi arrestohen me 20 kg heroinë të pastër.

Postuar në 13 Prill, 2014 08:27

Një shtetas shqiptar dhe një holandez ranë në pranga teksa po transportonin 20 kilogramë kokainë. Arrestimi eshte kryer nga nga Guardia di Financa e Vareses.
Droga me vlerë mbi 1 milionë euro po vinte nga Holanda dhe do të sillej në Varese për tu shitur.
Operacioni i policisë u krye  mbrëmjen e së djeshme dhe dy të arrestuarit, shqiptari 29-vjeçar dhe shoqëruesi i tij 60-vjeçari që ishte dhe korrieri i drogës janë kapur në momentin kur ishin duke udhëtuar me një furgon ku ndodhej edhe lënda narkotike.
Dyshohet se te arrestuarit benin pjese ne një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike nga Holanda në drejtim të Italisë.
Hetimi ndaj tyre kishte nisur që kur furgoni kishte kaluar kufirin me Zvicrën dhe falë një sistemi të ri të policisë italiane të quajtur Vivet. Kokaina ishte ndarë në 23 pako të ndryshme dhe ishin vendosur në fundin e dyfishtë të furgonit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.