INUK prish ndërtime pa leje në Tiranë.

INUK kreu sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.
Sipas INUK, sot konkretisht u prishën dy ndërtesa një katëshe në Rrugën “Sami Frasheri”, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zonën e Njesisë Bashkiake nr. 10.
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar pas konstatimit, verifikimit të dokumentacionit e rezultimit të paligjshme vendosi prishjen e tyre.
Më pas aksioni vijoi në zonën e ish-Bllokut, në Rrugën “Pjetër Bogdani”, ku u prish një objekt i paligjshëm që njëherazi përbënte rrezik për banorët aty pranë. Në mbështetje të INUK ishin efektivat e Komisariatit nr. 3 të Policisë.
INUK njofton se do të prishë të gjithë objektet që nuk përmbushin detyrimet ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, kudo që ato ndodhen.
Add new comment