Sot, 29 vjet nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha.

Postuar në 11 Prill, 2014 04:44

Sot (e premte) bëhen 29 vjet që nga vdekja e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai u lind me 16 tetor të vitit 1908, dhe prej vitit 1944 e deri në vdekjen e tij, ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë.

Enver Hoxha ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Edhe pas gjithë këtyre viteve të vdekjes së tij, ka mendime të ndryshme për udhëheqjen tij, gjatë periudhës 40 vjeçare.

Nga njëra anë, ai akuzohet për vrasje dhe regjim diktatorial, por ka edhe mendime pozitive për udhëheqjen e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.