Ja si u kapën 4 minat me telekomandë në Shkodër.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme tëPolicisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh, kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.
Gjatë këtij operacioni policiasekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copëmina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.
Sot pasdite, rreth 18:00 policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Pjetër Lazër Babaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Tre heronjtë” të qytetit të Shkodrës; Lulëzim Naim Toska, 36 vjeç, banues në lagjen “29 nëntori” të qytetit të Shkodrës.
Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh. Në automjetin e tij, polici gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen “Tre heronjtë” u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë.
Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit 2-mujor, menjëherë policia vijoi kontrollin në banesën e shtetasit Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt. Në këtë banesë u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator.
Policia vazhdon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprat penale të “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, parashikuar nga nenit 278/a dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.
Add new comment