Grabitja në Vlorë, tre autorët lidhën në banesë biznesmenin me të shoqen.

Postuar në 08 Prill, 2014 07:03

Familja e një tregtari karburantesh në Vlorë u terrorizua nga tre persona që hynë për ta grabitur mbrëmjen e të hënës.

Policia dhe dëshmitaret kanë thënë se autorët e maskuar dhe të armatosur, u futën në shtëpinë e A. Sinanaj në lagjen 15 Tetori, mbi spitalin e këtij qyteti.
Bëhet e ditur se autorët i kërcënuan tregtarin dhe gruan e tij nën presionin e armëve dhe i lidhën, ndërsa për 20 minuta bastisën gjithë banesën.
Ende nuk dihet shuma e parave të marra në këtë familje, por në ikje autorët kanë qëlluar me armë në ajër mesa duket për të përhapur panik.

Në vendin e ngjarjes shkoi vete drejtori i Policise së Vlorës, por autorët që sulmuan biznesmenin ende nuk jane kapur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.