Kamëz, arrestohet me pistoletë brenda shkollës 16-vjeçari.

Postuar në 08 Prill, 2014 04:57

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Tiranës mesditën e të hënës, pasi është kapur me armë në ambientete e shkollës ne zonen e Kamzes.

Ngjarja ka ndodhur në Gjimnazin “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz, ku 16-vjeçari me inicialet D.K, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, është gjetur me armë zjarri.

Zbulimin e ka bërë mësuesja e cila gjatë një kontrolli të ushtrur ka gjetur dhe pistoletën e fshehur në brezë nga 16-të vjeçari.
Uniformat blu me të marrë njoftimin kanë bërë shoqërimin e minorenit në komisariat dhe konfiskimin e armës së zjarrit tip “TT”pistoletë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.