SHBA, 2-vjeçari vret motrën, kujtoi se arma ishte lodër.

Postuar në 08 Prill, 2014 10:23

Një 2 vjeçar ka qëlluar me arme motrën e tij 11-vjeçare. Krimi u krye me një armë që kujtonte se ishte lodër.

Ngjarja ndodhi në Filadelfia të SHBA-ve.
Jamara Stevens ishte dëmtuar keq nga plumbi i një arme që ishte sjellë në banesë nga i dashuri i mamasë së tyre.

Nëna e tyre, Tiffany Goldwire, ndodhej në banjo teksa në një prej dhomave të gjumit të shtëpisë vogëlushët luanin me armën e gjetur.
Foshnja i ka drejtuar pistoletën motrës Jamara dhe e ka qëlluar në krah rreth së shtunës në orën 10 paradite.
Plumbi ka përshkruar krahun dhe qafën e vogëlushes.
Jamara u dërgua me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, por nuk ia doli dot, humbi jetën një orë më vonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.