Arkiv-Lajme të përditësuara

Krujë, vëllai i nënkryetarit të Bashkisë prish lapidarin e dëshmorëve të çlirimit.

Postuar në 05 Prill, 2014 07:03

Alfred Mërlika, vëllai i nënkryetarit të Bashkisë së Krujës ka prishur lapidarin për 4 dëshmorët e rënë në luftën për çlirimin e Krujës. 
Ky akt është denoncuar sot nga Komiteti i Veteranëve në Krujë, të cilët sqarojnë se Alfred Mërlika e ka prishur lapidarin për qëllime private.

Sipas tyre, Mërlika e ka prishur lapidarin për të hapur fushë-pamjen e biznesit të tij.

Elbasan, aksidentohet për vdekje një kalimtar, u përplas në rrugë nga një maune.

Postuar në 05 Prill, 2014 06:56

Një kalimtar ka humbur jetën mesditën e sotme në Elbasan, pasi u përplas nga një automjet. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, ku maunia me targë FR989CA, ka përplasur për vdekje një person që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë për ta dërguar në spital, viktima, ende i paidentifikuar, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Haxhinasto inspekton aksin rrugor Milot-Lezhë.

Postuar në 05 Prill, 2014 06:49

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspektoi të shtunën aksin rrugor Milot-Lezhë, në përfundim të punës për riveshjen dhe vendosjen e sinjalistikës.

Haxhinasto vuri theksin tek rëndësia e mirëmbajtjes së sinjalistikës rrugore përkatëse, pa të cilën, tha ai, çdo projekt rrugor, do të kthehej në burim aksidentesh për qytetarët dhe mjetet.

Ai siguroi qytetarët se qeveria do të vijojë investimet në drejtim të Shkodrës.

PS reagon pas akuzave të PD: Opozita, në rrënim të vazhdueshëm postelektoral.

Postuar në 04 Prill, 2014 15:35

Partia Socialiste i është përgjigjur akuzave të opozitës gjatë ditës së sotme në lidhje me emërimet në polici.

Pas deklaratës së zëdhënëses së PD Laura Vorpsi, zyra e shtypit e PS përmes një njoftimi zyrtar e ka cilësuar sulmin e sotëm si një rrënim të vazhdueshëm postelektoral në të cilën po ec fatkeqësit PD pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Gjirokastër, ja pse i vuri flakën vetes me benzinë mësuesi 60-vjeçar.

Postuar në 04 Prill, 2014 10:54

Duket se policia ka arritur te zbardhe aresyen e vetedjegies me benzine te mesuesit Laze Harshova ne Gjirokaster, i cili leu trupim me benzine dhe i vuri flaken vetes mengjesin e sotem.

Mësuesi i shkollës së mesme profesionale “Thoma Papapano”, në Gjirokastër, i vuri zjarrin vetes të premten, në prani të drejtorit të shkollës dhe disa kolegëve.

Para se te ndezte veten, ai kishte spërkatur trupin me benzinë, sic duket ne nje ngjarje krejt te paramenduar prej tij.

Vrasja e biznesmenit të kromit, identifikohet viktima e dytë.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:21

Policia ka identifikuar personin e dytë të ekzekutuar me armë zjarri tek ura e Tapizës, ne Fushe – Kruje mbrëmjen e djeshme në një atentat ndaj shtetasit Gjin Nika, 34 vjec, biznesmen ne fushen e nxjerrjes se kromit.
I vdekur në vendngjarje ka mbetur edhe shtetasi Fabio Xhunga 33 vjec pasi ka qenë bashkë me biznesmenin kur jane qelluar me bresehri kallashnikovi rreth 30 minuta pas mesnates.
Dy viktimat po udhëtonin nga Fushë Kruja në drejtim të Tiranës me një motocikletë kur jane qelluar nga persona ende te paidentifikuar.

Tiranë, gjykata e Apelit: “Ben Qimja” do mbahet edhe 5 ditë në burg.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:20

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi ndryshimin e masës së arrestit ndaj biznesmenit nga Fieri, Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja.
Apeli vendosi mbajtjen e biznesmenit 30 ditë në burg duke llogaritur këtë afat që nga momenti i arrestimit të tij në Tiranë.
Sipas vendimit të dhënë nga gjykata, Arben Isufaj do qëndrojë edhe 5 ditë në paraburgim dhe nëse ekstradimi i tij në Itali nuk ndodh Brenda këtij afati, biznesmenit i lind e drejta të lirohet.
Arrestimi i biznesmenit nga Fieri eshte kryer me 9 mars 2014 ne Tirane nga forcat speciale.

Vrasja e Ilia Karelit, prokuroria greke ngre akuzë ndaj 15 gardianëve.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:15

Rreth 15 gardianë të burgut Nigritas pritet të dëshmojnë ne cilësinë e të pandehurit para hetuesisë greke, për çështjen e vrasjes dhe masakrimit të shqiptarit Ilia Kareli.
Mediat greke njoftojnë se ata do të paraqiten në hetuesi ditën e shtunë, por gjithsesi, mësohet se mund te kërkojnë me shume kohe, pasi avokatët e tyre, duan te njihen me dosjet e akuzës.
Organet gjyqësore do te vendosin nëse ndaj tyre, do të merret apo jo, masa e paraburgimit.

E mitura largohet nga banesa me shokun, përfundon e përdhunuar.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:13

Një aventurë e moshës ka përfunduar keq për një vajzë të mitur, ndërsa policia ka vënë në pranga një person dhe në kërkim një tjetër
E joshur nga dëshira për të jetuar jetën, larg varësisë nga autoriteti prindëror dhe mentaliteti i fshatit, një 15-vjeçare ka vendosur të rebelohet, duke u larguar nga shtëpia me një bashkëfshatar. Vajza ka lënë shtëpinë e saj gjatë muajit mars.

Shkodër, dy në pranga në Muriqan me 12.4 kg drogë.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:12

Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e dy personave në pikën kufitare të Muriqanit pasi në makinën e tyre është gjetur 12.4 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
Burimet zyrtare thanë se me datën 04. 04. 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Arjan Gjergji, vjeç 24, banues në Durrës dhe Bujar Vogli, vjeç 39, banues në Durrës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara