Gjirokastër, ja pse i vuri flakën vetes me benzinë mësuesi 60-vjeçar.

Duket se policia ka arritur te zbardhe aresyen e vetedjegies me benzine te mesuesit Laze Harshova ne Gjirokaster, i cili leu trupim me benzine dhe i vuri flaken vetes mengjesin e sotem.
Mësuesi i shkollës së mesme profesionale “Thoma Papapano”, në Gjirokastër, i vuri zjarrin vetes të premten, në prani të drejtorit të shkollës dhe disa kolegëve.
Para se te ndezte veten, ai kishte spërkatur trupin me benzinë, sic duket ne nje ngjarje krejt te paramenduar prej tij.
Policia ka thene se Laze Hashorva, 60 vjeç, mësues i praktikave në lëndën hidroteknike në këtë shkollë, sipas kolegëve, kishte mbërritur i tensionuar në ambientet e shkollës.
Pese minuta para fillimit të orës së parë të mësimit, ai ka hyrë në zyrën e drejtorit, ku dhe ka ndodhur ngjarja.
Hashorva ka marrë plagë serioze në fytyrë dhe trup, megjithëse disa kolegë dhe drejtori i shkollës kanë arritur në pak sekonda të shuajnë flakët. I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.
Policia, që ka nisur hetimet për këtë ngjarje ka marrë dëshmi dhe të gjithë dëshimtarëve në vendngjarje, ndërsa mësohet se janë pyetur edhe të paktën 5 kolegë të tjerë të mësuesit.
Sipas njërit prej mësuesve, arsyeja e debatit me drejtorin ishte reduktimi i vazhdueshëm i nxënësve në degën hidroteknike.
Ai ka akuzuar se drejtoria ka orientuar regjistrimet e reja për këtë vit në degë të tjera, duke rrezikuar mbylljen e kësaj dege dhe për pasojë, mesa duket dhe rrezikimin e vendit të punës për ta.
Në shkollën profesionale industriale në Gjirokastër, studiojnë aktualisht 177 nxënës. Vitet e para kanë patur numër kritik nxënësish dhe dega e hidroteknike është celur vetëm me 8 nxënës, për këtë vit mësimor.
Add new comment