Vrasja e biznesmenit të kromit, identifikohet viktima e dytë.

Postuar në 04 Prill, 2014 09:21

Policia ka identifikuar personin e dytë të ekzekutuar me armë zjarri tek ura e Tapizës, ne Fushe – Kruje mbrëmjen e djeshme në një atentat ndaj shtetasit Gjin Nika, 34 vjec, biznesmen ne fushen e nxjerrjes se kromit.
I vdekur në vendngjarje ka mbetur edhe shtetasi Fabio Xhunga 33 vjec pasi ka qenë bashkë me biznesmenin kur jane qelluar me bresehri kallashnikovi rreth 30 minuta pas mesnates.
Dy viktimat po udhëtonin nga Fushë Kruja në drejtim të Tiranës me një motocikletë kur jane qelluar nga persona ende te paidentifikuar.
Burime te policise bejne me dije se objekt i atentatit ka qenë biznesmeni 34 –vjecar Gjin Nika, nga Bulqiza, i cili njihet si person me precedente penale.
Nika ishte arrestuar si i dyshuar per nje sere ngjarjes dhe vetem 2 muaj me pare ishte liruar nga burgu.Ndërsa viktima tjetër me banim në Kamëznuk rezulton i skeduar nga policia.
Për të zbardhur atentatin policia ka shoqëruar 25 persona. Pista kryesore e hetimeve eshte ajo e vrasjes per hakmarrje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.